
Xhudistja Laura Fazliu, i ka siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, pasi të njëjtën gjë bëri ditën e djeshme edhe Distria Krasniqi.
Fazliu ia doli të fitojë në finale ndaj spanjolles Perez Cabana në kategorinë 63kg. Një sukses i rëndësishëm ky, që konfirmon edhe njëherë se xhudo është sporti më i suksesshëm për Kosovën.
Për sa i përket Laura Fazliut, ajo në çerekfinale eliminoi Iva Oberanin nga Kroacia dhe në gjysmëfinale triumfoi ndaj algjerianes Amina Belkadin.



