
Huazimi i Brahim Diazit tek Milani ka rezultuar një vendim korrekt , pavarësisht se kontrata e sulmuesit me Real Madridin skadon në 2025-sën.
Spanjolli e ka gjetur veten në skemat e Stefano Piolit, trainer për të cilin është shumë i rëndësishëm në 11-she.
Në vijimësi pritet një mbledhje ndërmjet drejtuesve respektivë për ti vënë kapakun kësaj historie por duhet theksuar se italianët do të japin maksimumin për të siguruar qëndrimin e ishi-t të Malagës në ‘’ San Siro ‘’ për më gjatë, të paktën edhe për një sezon tjetër .
Ky lajm është konfirmuar nga specialisti i merkatos Fabrizio Romano por të favorizuar sigurisht mbeten ‘’ Galaktikët ‘’, për këtë lojtar i cili ka rikuperuar terrenin e humbur tek ‘’ Djalli ‘’.
Deri më tani 23 vjeçari numëron 6 gola dhe 4 asiste dhe vijueset do të jenë determinante duke qenë se fituesit në fuqi të Scudettos do të zhvillojnë edhe 13 sfida në kampionat dhe gjithashtu dy të tjera të vlefshme për çerkefinalet e Champions Leagues kundër Napolit.



