Gvozdenovic: Do mësojmë nga humbja me Tiranën, pse i largova dy sulmuesit

Gvozdenovic: Do mësojmë nga humbja me Tiranën, pse i largova dy sulmuesit

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas humbjes ndaj Tiranës.

Tekniku i korçarëve, uroi kundërshtarin për fitoren, ndërsa sqaroi edhe arsyen e largimit të dy sulmuesve.

Duam ta urojmë Tiranën për fitoren. Janë skuadër e mirë dhe me kualitete. Ne kërkuam ta fitonim ndeshjen me çdo kusht. Ishim në ekuilibër në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ndërruam skemën 4-3-3 dhe Tirana ia doli të fitojë me kualitet.

Zëvendësimi i dy sulmuesve? Nikaj shfaqi lodhje, sepse ishte me skuadrën e Shpresave. Maksimumi 60 minuta ishte për lojë, erdhi vetëm të martën. Rashica është lojtar shumë i mirë dhe shpenzoi shumë energji. Mendova të rifreskoj ekipin dhe të shtonim shpejtësinë.

Pecani është lojtarë i mirë dhe ishte me U-21 dhe mund të bënte pak më mirë. Me Likën dhe Fletcher jam i kënaqur. Nuk kemi fituar shumë nga lojtarët e pankinës në këtë javë të tretë, kjo është një minus për ne, por mund të përmirësohemi.

Deri të goli i dytë i Tiranës, ishim mirë. Ishim në ekuilibër. Pas kësaj, e dija që do bëhej më e vështirë, sepse Tirana ka eksperiencë dhe kualitete. Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por nga kjo ndeshje do mësojmë shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy