
Do të luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Anglisë dhe Ukrainës, e vlefshme për fazën çerekfinale të Europianit.
Anglezët vijnë si favoritë absolutë në këtë ndeshje, pasi gjithashtu janë edhe një nga kombëtaret pretendente për fitimin e trofeut në fund. Nga ana tjetër, Ukraina do të kërkojë surprizën e madhe në këtë ndeshje, duke shpresuar te kualifikimi për në gjysmëfinale.
Në “Olimpico” të Romës pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Për sa i përket formacioneve, te Ukraina nuk ka ndryshime nga ndeshjet e kaluara, ndërsa te Anglia, trajneri Southgate i ka besuar Jadon Sancho në sulm, se bashku me Kane, Sterling dhe Mount.
Formacionet zyrtare:
Ukraina (3-5-2): Bushchan; Zabarnyi, Kryvtsov, Matviyenko; Karavaev, Sydorchuk, Shaparenko, Zinchenko, Mykolenko; Yarmolenko, Yaremchuk.
Anglia (4-2-3-1) Pickford; Ëalker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Sancho, Mount, Sterling; Kane



