
Gjatë merkatos së verës, pavarësisht se Barcelonës i nevojiten përforcime, nuk përjashtohen as largimet.
Problemet e theksuara në aspektin ekonomik, nuk i lënë zgjidhje tjetër drejtuesve veçse ti japin dritën jeshile lojtarëve të cilët nuk preferohen nga Xavi Hernandez.
Ferran Torres është pjesë e listës, me anë të cilit ‘’ Blaugranët ‘’ do të tentojnë të rikuperojnë investimin prej 55 milionë eurosh të bërë në të kaluarën.
Spanjolli po ndiqet nga Chelsea dhe një rikthim në Premier League do ti mundësonte kuq e bluve arkëtimin e një shifre të konsiderueshme.
Tek Barcelona po përflitet edhe për largimin e Xavi Hernandezit në fundin e sezonit nga ‘’ Camp Nou ‘’, i cili me siguri nuk do të jetë i vetmi.
Mungesa e titujve prej vitesh po i motivon çdo ditë e më shumë drejtuesit e ‘’ Azulgranëve ‘’ për të dhënë maksimumin gjatë verës, ndërkohë që për sulmuesin 24 vjeçar transferimi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ do të ishte një provë shumë e rëndësishme, edhe pse ‘’ Blutë Londrës ‘’ nuk janë ekipi i disa viteve përpara.
11 gola dhe 3 asiste në 32 sfida janë shumë pak për ishi-n e Valencias, shumë i rëndësishëm tek Spanja e Luis de la Fuentes.
Pronari Todd Boehly e ka treguar në te kaluarën potencialin por fatkeqësisht skuadra e Mauricio Pochettinos ende nuk po i arrin objektivat dhe traineri argjentinas e konsideron të domoshdoshëm përforcimin e metrave të fundit.



