Brdaric beson ende te titulli: Me Laçin luajmë finalen e sezonit, e gjithë Shkodra i ka sytë te Vllaznia

Brdaric beson ende te titulli: Me Laçin luajmë finalen e sezonit, e gjithë Shkodra i ka sytë te Vllaznia

Vllaznia ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer, duke kryesuar për disa muaj, por nuk ia doli ta mbajë vendin e parë deri në fund. Tashmë kampionatin e kryeson Teuta, që ka një gol më shumë se shkodranët. Nesër është java e fundit e kampionatit, ku do të zgjidhet edhe skuadra fituese. Vllaznia luan ndaj Laçit, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin fitoren për të shpresuar në një hap fals të skuadrës durrsake, për të fituar më pas titullin. Në prag të sfidës së nesërme, përpara mediave ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, i cili ka thënë se skuadra do të futet në fushë vetëm për të marrë fitoren dhe pasi kjo të jetë arritur, atëherë do të shikojnë rezultatet e rivalëve.

“Nesër e kemi një ndeshje si finale të sezonit. Është java e fundit, për ne është si një ndeshje tjetër. Jemi të fokusuar vetëm te ndeshja me Laçin. Në të gjitha fushat e Kategorisë Superiore, nesër do të ketë beteja. Duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja me kurbinasit. Rivalët dhe kundërshtarët e tjerë do i shikojmë vetëm kur të kemi përfunduar sfidën tonë. Pas kësaj ne do të bëjmë llogaritë e sezonit.

Për sa kohë sezoni nuk ka përfunduar, na lejoni të fokusohemi vetëm te kjo ndeshje. Duhet të jemi të fokusuar vetëm te kjo sfidë. Kjo është një ndeshje e rëndësishme, jo vetëm për ne, por për të gjithë Shkodrën. I gjithë qyteti do i ketë sytë te ne. E kemi arritur objektivin, që është kualifikimi në Europë. Nesër nuk do të futemi në fushë me idenë që sa gola të shënojmë. Do mendojmë vetëm si të fitojmë. Laçi është një skuadër e fortë dhe me trajner të mirë.

Takimi me Martinin? Ndoshta ishte një skemë. Te Teuta ndoshta nuk e dinë se ka edhe një javë kampionat. E quajnë të fituar titullin, por të shikojmë se çfarë do të ndodhë", u shpreh Brdaric.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy