Tetova: Sot u rikthye Egnatia e dy fazave të para, kartonët e kuq prishën ekuilibrat

Tetova: Sot u rikthye Egnatia e dy fazave të para, kartonët e kuq prishën ekuilibrat

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi minimalisht ndaj Vllaznisë, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Tetova deklaroi se sot pa ekipin e dy fazave të para, ndërsa tha se dy kartonët e kuq prishën ekuilibrat.

Ne kërkuam golin, por shumë ngadalë në pjesën e dytë, në të parën i kishim mundësitë, por nuk mundëm. Kjo është fitore gjithsesi edhe pse 1-0, të shohim ndeshjen e dytë.

Normalisht që të vjen keq, vetëm si shkoi loja se kundërshtari ishte për shumë minuta me një lojtar më pak, i kërkova djemve të kthenin topin sa në një krah në një tjetër për të gjetur hapësira. Megjithatë Vllaznia i kishte marrë mirë masat, sidomos në pjesën e dytë. Por shpresojmë te ndeshja tjetër, se kjo u mbyll.

Sot na prishën ekuilibrat kartonët e kuq të Vllaznisë, mendoj që kur ishim në numër të barabartë, ishim në qarkullim dhe te gjysmëfusha e kundërshtarit. Mendoj që sot ishte një rikthim i ekipit që kemi pasur në dy fazat e para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy