Ez Abde, refuzon Paris St Germain

Ez Abde, refuzon Paris St Germain

Konsolidimi si titullar tek Real Betisi e ka favorizuar vijimësinë e Ez Abdes.

Marokeni ka ditur të përshtatet në skemat e Manuel Pellegrinit dhe i ka ndihmuar andaluzët në repartin e ofensivës. 

Së fundmi 24 vjeçari ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm i cili preferon qëndrimin në ‘’ Benito Villamarin ‘’.

 Zërave për një kalim tek Paris St Germain i ka dhënë fund agjenti i tij Alejandro Camano pasi kërkohej me ngulm nga Luis Enrique pas dëmtimit të Kvicha Kvaratskhelias. 

Edhe njëherë me këtë vendim kuptohet qartazi se në futboll diferencën e bën adaptimi i lojtarëve në mënyrën e duhur tek ekipet përkatëse dhe në të shumtën e rasteve aspekti ekonomik lihet në plan të dytë. 

Kontrata ishi-t të Barcelonës i përfundon në qershorin e 2029-tës dhe falë kontributit të dhënë klauzola e prishjes së saj aktualisht i arrin 60 milionë eurot. 

Ekstremi ka deklaruar në disa raste se ndihet komod tek Real Betisi i cili parashikohet se do ti qëndrojë besnik edhe në të ardhmen e afërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy