
Sezoni shumë i mirë në rradhët e Paris St Germain e ka shëndërruar Willian Pachon në një element të pretenduar nga ekipet e famshëm.
Bëhet fjalë për Real Madridin, skuadër e cila vijon të hasë probleme në prapavijë pavarësisht rezultateve pozitive.
23 vjeçari e ka konsoliduar vendin e një titullari në skemat e Luis Enriques, një element shumë i aftë në inkursionet drejt portave kundërshtare, luftën në ajër dhe shumë efikas në duelet një kundra një.
Drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ tashmë po e monitorojnë me shumë kujdes dhe e kanë përfshirë menjëherë në listën e merkatos së verës, e cila do të jetë pa dyshim emocionuese dhe me shumë të papritura.
‘’ Los Merengues ‘’ janë të gatshëm të negociojnë edhe pse pritet reagimi i parizienëve, kryesisht numrit një të stolit ‘’ Lucho ‘’.

Por vendimi i takon ishi-t të Indipendiente del Valles sepse siç dihet kur flitet për Real Madridin çdo lojtar entuziazmohet.
Momentalisht Willian Pacho është një ndër të preferuarit e Carlo Ancelottit, një trainer i cili vijon të tregojë se çfarë është i aftë të bëjë nën drejtimin e një prej klubeve më të famshëm të botës.
Në sezonin e parë në ‘’ Parque de Prince ‘’ Willian Pacho deri më tani ka kontribuar me 1 asist në 34 sfida dhe një lojë pa dyshim bindëse, e cila ia ka lartësuar figurën, fakt i cili provohet me interesin e Real Madridit.



