Jorgo Pëllumbi rikthehet në Superiore, zbulohet skuadra e re e talentit korçar

Jorgo Pëllumbi rikthehet në Superiore, zbulohet skuadra e re e talentit korçar

Talenti korçar, Jorgo Pëllumbi ka vendosur të rikthehet në Abissnet Superiore deri në fund të kampionatit aktual. 

MCN zbulon ekskluzivisht se 21-vjeçari për pjesën e mbetur të kampionatit, do të jetë pjesë e Kukësit. Ka qenë dëshira e Longos, i cili ia kishte bërë kërkesën drejtuesve për një mbrojtës dhe pas disa ditëve bisedime, palët kanë rënë dakord që Pëllumbi të kalojë te verilindorët në huazim nga kroatët e Varazdin, që zotërojnë kartonin e lojtarit. 

Pëllumbi, i cili është edhe kapiten i Shpresave, e njeh mirë kampionatin shqiptar, për shkak se para kalimit në Kroaci, kishte shkëlqyer me Skënderbeun.

Përveç Kukësit, në Shqipëri interes për mbrojtësin kishin shfaqur edhe Vllaznia, Teuta e Dinamo, por në fund verilindorët arritën një marrëveshje me lojtarin, i cili pritet të zyrtarizohet sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy