
Futbollistët shqiptarë, treguan paraqitje pozitive me skuadrat e tyre, në fundjavën e fundit.
Nuk munguan as golat, ku Daku shënoi në fitoren e Rubin Kazan në Rusi, ndërsa gjetën rrugën e rrjetës edhe Shpendi me Cesenan e Civeja me Saarbrucken.
Në Itali, Berat Gjimshiti la pas dëmtimin e pësuar në takimin ndaj Torinos dhe u aktivizua nga minuta e parë ndaj Milanit.
Në Angli, Armando Broja u aktivizua si titullar me Chelsean duke luajtur për 66 minuta në ndeshjen ndaj Everton.
Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Frederic Veseli, Mario Mitaj, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Elseid Hysaj, Kristjan Asllani, Keidi Bare dhe Arbnor Muja.



