
Përpjekjet e drejtuesve të Real Madridit po vijojnë në aspektin e prurjeve të reja.
Ruben Dias është shëndërruar në objektivin e Jose Mourinhos, i cili është rikthyer pas disa vitesh në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Portugezi është aktivizuar për gjashtë sezone me Manchester City-n por presidenti Florentino Perez është i bindur se mund ta arrijë marrëveshjen.
Të paturit ‘’ The Special One ‘’ në stol është një privilegj dhe njëkohësisht një garanci për të shkuar më shpejt tek titujt i cili kërkon të formojë një dyshe cilësore bashkë me Antonio Rudiger.
Sipas ‘ El Nacional ‘ vlera e kartonit të 29 vjeçarit arrin 75 milionë dollarët, një shifër e konsiderushme por numri një i ‘’ Los Merengues ‘’ e ka treguar ndër vite se çfarë di të bëjë.
Nëse i referohemi eksperiencës me ‘’ Qytetarët ‘’ ishi i Benfikës ka fituar çdo titull të mundshëm duke treguar se mbetet një ndër më të spikaturit dhe të rëndësishmit në formacionin e Enzo Marescas.
Për momentin Ruben Dias është i fokusuar maksimalisht tek Botërori me kombëtaren luzitane e cila konsiderohet një ndër pretendentët për ta fituar.



