Tottenhami i shkel syrin Kessies

Tottenhami i shkel syrin Kessies

Me shumë gjasa përfundimi i sezonit aktual do të jetë i fundit në ‘’ Camp Nou ‘’ .

Prej kohësh mesfushori nuk bën pjesë në planet e Xavi Hernandezit dhe nga ky fakt do të tentojë të përfitojë Tottenhami.

Sipas informacioneve të fundit ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ besohet se do ti startojnë negociatat me katalanasit në ditët e ardhshme dhe parashikohet një ofertë prej 30 milionë eurosh për ishi-n e Milanit.

Traineri Antonio Conte vijon të besojë tek aftësitë e afrikanit, pavarësisht se numri një i pankinës së kuq e bluve e ka anashkaluar duke i dhënë prioritet lojtarëve të tjerë.

Me kalimin tek ‘’ Blaugranët ‘’ në verën e kaluar u mendua se Franck Kessie mund të rezultonte determinant në 11-shen e ish kampionit të botës dhe Europës por faktet tregojnë të kundërtën dhe për sa i përket sezonit aktual numëron 1191 minuta lojë , të cilat nuk e kanë bindur aspak Xavi Hernandezin.

Interesi i ‘’ Spursave ‘’ besohet se do të marrë vëmëndjen maksimale nga 26 vjeçari dhe transferimi i mundshëm në ‘’ White Hart Lane ‘’ mund ti shërbejë për të rikuperuar terrenin e humbur tek kryesuesit momentalë të La Ligas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy