
Skuadrat shqiptare, vazhdojnë me ndeshjet miqësore, pas pauzës së Botërorit.
Në fushë sot kanë zbritur disa ekipe. Dinamo luajti ndaj Vorës, një sfidë të cilën blutë e Dedes e fituan minimalisht. Dinamos i mjaftoi një gol i shënuar nga Denisson me penallti, për të marrë fitoren.
Triumf regjistroi edhe Kukësi, që mposhti me shifrat 2-1 Luzin 2008. Dy golat për verilindorët u shënuan nga Gjelbrim Taipi dhe Zivkovic.



