
Shumë emra në lidhje me ofensivën kanë qarkulluar së fundmi tek Real Madridi, ndër të cilët përfshihet edhe Victor Boniface. Momentalisht nigeriani konsiderohet një ndër të preferuarit e Carlo Ancelottit , lojtar për të cilin do të tentohet të arrihet marrëveshja në merkaton e verës. 22 vjeçari po impresionon me Bayer Leverkusenin dhe këtë fakt e konfirmojnë 8 gola dhe 2 asiste në 7 sfida. Victor Boniface konsiderohet një rrezik në çdo sfidë për rivalët dhe ‘’ Los Merengues ‘’ do të bëjnë maksimumin për ta transferuar në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ edhe pse pritet që gjermanët të bëjnë rezistencë për arsye se është një pilar në 11-shen e spanjollit Xabi Alonso. Pavarësisht eksperiencës së deritanishme të Real Madridit , si në Spanjë ashtu edhe në Champions League, një ndër prioritetet e trainerit italian për vijimësinë është përforcimi i vijës sulmuese për sezonin 2024-2025.



