Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Vllaznisë dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 19-të në Superiore.
Shkodranët kryesojnë 1-0, pas 45 minutave të para. Vendos goli i shënuar nga Ildi Gruda në fillim të ndeshjes.
Kukësi kishte mundësinë e artë për të barazuar shifrat, por Rashiti gaboi nga penalltia, duke e gjuajtur topin mbi traun e portës.



