Opinionisti i sportit, Dritan Stoka, parashikon një kampionat të fortë këtë sezon të ri. Në studion e MCN Informacion, ai tha se numri i skuadrave që luftojnë për titullin kampion do të jetë më i madh.
Dinamo ka një superekip. Besoj se do të ecë shumë mirë. Jam i paqartë për Elbasanin se ka larguar 6 lojtarë shumë të mirë. I kanë ikur emra si Ardit Hila. Flamurtarin jam kurioz ta shoh për lojtarët që do ofrojë.
Partizani, Egnatia, Vllaznia nuk do të jenë të vetmet që do të luftojnë për vendet e para. Do të shohim edhe të tjerë. Do të jetë një kampionat shumë i fortë. Dinamo shpresoj të jetë ekipi tjetër pas Skënderbeut. Me fatin që ka Ilir Daja, unë them që do ta shohim në Europa League. Egnatia është investim i ri. Shpresoj të jenë 5-6 ekipe që luftojnë për titullin kampion.



