Objektivat e Realit në merkato

Objektivat e Realit në merkato

 Kalimi në finalen e Superkupës së Spanjës  pavarësisht gëzimit të madh pasi mposhti Barcelonën i dha për të kuptuar Carlo Ancelottit se duhet të bëjë më shumë për Realin e tij .

Disa lojtarë të rëndësishëm të ‘’ Los Merengues ‘’ po tregojnë shenja lodhjeje dhe italiani duhet ta kapërcejë domosdoshmërisht këtë fazë për të mos devijuar nga kjo rrugë deri në fundin e sezonit.

Janë shumë emrat që ishi i Milanit po analizon , por prioritet mbeten   Mbappe dhe Haaland të cilët janë fiksimi i 62 vjeçarit .  Aspirata e ‘’ Galaktikëve ‘’ lidhet me rikthimin në skuadrën e  disa viteve më parë e cila me një bishë si Cristiano Ronaldo ia mbylli gojën të gjithë kundërshtarëve duke i gjunjëzuar totalisht .

Gjithmonë duhet theksuar se largimi i luzitanit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ i ka lënë tejet të varfër në ofensivë dhe realiteti e konfirmon këtë fakt .  Kylian Mbappe dhe Erling Haaland kanë bërë shumë në këto vite për të arritur në nivelin ku janë dhe Florentino Perez nuk pranon të dorëzohet dhe e mban gjithmonë të hapur derën e kryeqytetasve për yjet e sulmit .

Por presidenti spanjoll është i vetëdijshëm se për transferimin e tyre duhet të hapë thesin dhe ti shëndërrojë në protagonistë absolutë të merkatos verore .  

Gjithsesi me  lojtarë të këtyre niveleve është shumë e vështirë për të firmosur por e kaluara e ka treguar se manjati i ‘’ Los Blancos ‘’ nuk njeh asnjë limit kur bëhet fjalë për skuadrën e zemrës e cila falë investimeve potente është shëndërruar ndër më të suksesshmet e planetit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy