Arabia Saudite, opsion për Vinicius Junior

Arabia Saudite, opsion për Vinicius Junior

 Në javët e fundit drejtuesit e Real Madridit kanë hasur jo pak vështirësi në lidhje me rinovimin e Vinicius Juniorit.

 Braziliani ka rezultuar një referent në ofensivë, i cili e përfundon kontratën në 2027-tën.

Këtij fakti i shtohen edhe marrëdhëniet jo të mira me trainerin Xabi Alonso, i cili në disa raste e ka preferuar si zëvëndësues. 

Mirëpo, duke patur parasysh kualitetin e 25 vjeçarit disa klube nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes, të avantazhuar edhe nga kapaciteti në aspektin ekonomik. 

Në sezonet e fundit ofertat e majme kanë bërë diferencën duke arritur transferimin e shumë yjeve të cilët lanë gjurmë në të shkuarën në kontinentin e vjetër. 

Kjo tendencë vijon në rritje dhe nëse do të veprohet ashtu siç duhet, ndoshta e ardhmja e golashënuesit do të jetë në një kampionat i cili konsiderohet tejet kompetitiv. 

Sigurisht për Vinicius Junior do të konsiderohej një hap shumë i rëndësishëm, sidomos në anën ekonomike pasi çdo klub spikat për ofertat tejet tunduese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy