
Cdo ditë bëhet edhe më e përcaktuese për Romën . Me transferimin e Jose Mourinhos ‘’ Verdhekuqtë ‘’ kanë ndryshuar perspektivën dhe luzitani po e dëshmon shumë mirë këtë gjë . Tratativat për të patur një skuadër kompetitive sapo kanë filluar dhe intensiteti i tyre shtohet me hapa galopantë. ‘’ The Special One ‘’ është rikthyer në Premier League dhe ka deklaruar emrin e portierit Rui Patricio. Portugezi ka bërë një punë për tu duartrokitur tek Wolverhampton në sezonet e fundit dhe është një kandidat potencial për tu vënë poshtë tre shtyllave .
Sipas raportimeve të Calciomercatos kjo tentativë s’do të jetë e lehtë sepse 33 vjeçari është një lojtar i paprekshëm për Nuno Espirito Santo-n . Me një kontratë e cila do ta ketë stacionin final në 30 qershorin e 2022- shit Wolverhampton ndodhet midis dy zjarresh sepse nëse e shtyn më shumë qëndrimin e Rui Patricios në ‘’ Molineux Stadium ‘’ mund të rrezikojë humbjen e gardianit me parametra zero. Motivi i Romës është forcuar me afirmimin e Jose Mourinhos i cili do të kërkojë të jetë protagonist absolut sepse lëvizjet e deritanishme nuk krijojnë tjetër panoramë . Rui Patricio është një portier me shumë eksperiencë dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar tek Sportingu i Lisbonës , skuadër në të cilën mbetet një ikonë .
Parashikimet tregojnë se kjo pistë do t’ia lërë stafetën shumë të tjerave deri në fundin e merkatos , fakt që evidenton se tek kryeqytetasit zhvillimet do të jenë akoma më intensive me objektivin e hyrjes përsëri në historinë e Serisë A dhe më gjerë .
Luzitani është një trainer i shumë provuar në Scudetto me Interin me të cilin ka thyer çdo kundërshtar që i ka dalë përpara dhe të njëjtën gjë kërkon ta bëjë edhe me Romën e cila në terma të përgjithshëm është një skuadër shumë kompetitive por i duhet një marsh më tepër për tu pozicionuar si kandidate për fitimin e titujve të rëndësishëm .



