Miqësorja me Çekinë, Reja zgjedh titullarët te Shqipëria

Miqësorja me Çekinë, Reja zgjedh titullarët te Shqipëria

Shqipëria luan miqësoren e radhës duke filluar nga ora 20:15, teksa përballet me Republikën Çeke. Pas barazimit me Uellsin, kuqezinjtë e Edoardo Rejës do të kërkojnë fitoren. Për sa i përket formacioneve, trajneri ka bërë disa ndryshime, përveç modulit, që mbetet i njëjti 3-5-2.

Në krahët e mbrojtjes janë Veseli në të djathtë dhe Trashi në të majtë, ndryshe nga hera e fundit kur ishin Doka dhe Lenjani.

Në mesfushë e nis titullar, Sherif Kallaku, i cili vendoset në krahë të kapitenit Amir Abrashi dhe Keidi Bares. Për sulmin, trajneri i kuqezinjve ka rikthyer të zakonshmit, Manaj dhe Cikalleshi. Konfirmohen titullarë njëjtë si në ndeshjen me Uellsin, Selmani në portë dhe Ismajli, Gjimshiti me Kumbullën në mbrojtje.

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇEKIA (4-2-3-1): Vaclik, Coufal, Celutska, Kalas, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto, Schick.
SHQIPËRIA (3-5-2): Selmani; Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla; Veseli, Abrashi, Bare, Kallaku, Trashi; Cikalleshi, Manaj . Trajneri: Edy Reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy