
Pas Atletico Madridit, Liverpooli është vënë në ndjekje të mesfushorit Sofyan Amrabat , lojtar që shkëlqeu në Botërorin e Katarit.
Suksesi i Marokut, kombëtare e cila arriti deri në gjysëmfinale shpalosi potencialin e disa lojtarëve dhe 26 vjeçari sigurisht bëri diferencën në këtë turne madhor.
Sipas britanikes ‘ Daily Express ‘ Jurgen Klopp ka kërkuar transferimin e Sofyan Amrabat në ‘’ Anfield Road ‘’ dhe drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ kanë menduar të ofrojnë 40 milionë euro dhe ato të Fiorentinës kanë filluar përveshjen e mëngëve.
Përveç Liverpoolit janë edhe shumë ekipe të cilat pretendojnë shërbimet e ishi-t të Veronës por duhet theksuar se me shumë gjasa afrikani do të jetë një ndër transferimet më interesante të merkatos vijuese.
Për sa i përket sezonit aktual , Sofyan Amrabat është aktivizuar në 20 sfida , të cilat gjithashtu e kanë ndihmuar për të arritur në këtë stad që mund të konsiderohet një sukses për karrierën e tij.



