Dinamo duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pas Besir Demirit, të cilin e zyrtarizuan pak orë më parë, kryeqytetasit kanë prezantuar një tjetër afrim.
Rimal Haxhiu është lojtari më i ri i dinamovitëve. Mesfushori vjen nga skuadra e Apolonisë në formën e huazimit për një sezon. Dinamo është shfaqur mjaft aktive në merkato, teksa drejtuesit kërkojnë të ndërtojnë një skuadër kompetitive dhe konkurruese për sezonin tjetër, me trajnerin Shkëmbi në stol.
“Dinamo ka arritur një marrëveshje huazimi me Apoloninë për lojtarin Rimal Haxhiu. Mesfushori anësor i bashkohet skuadrës dinamovite si vlerë e shtuar e një grupi futbollistësh të rinj, potencial i mirë për të ardhmen e klubit!”, thuhet në postimin e Dinamo.



