Leandro Paredes, një hap larg Boca Juniorsit

Leandro Paredes, një hap larg Boca Juniorsit

Pas shumë sezonesh në kontinentin e vjetër, duket se e ardhmja e Leandro Paredes vijon të jetë e lidhur ngusht me Argjentinën. 

Mesfushori ishte pjesë e Boca Juniorsit në të shkuarën, skuadër me të cilën hodhi hapat drejt suksesit. 

Flitet se 30 vjeçari ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e ‘’ Los Xeneizes ‘’ për tu rikthyer në ‘’ La Bombonera ‘’, tek kjo skuadër, ndër më cilësoret në Amerikën e Jugut. 

Eksperienca e akumuluar në Europë, fillimisht në ekipet e dorës së dytë si Chievo Verona, Empoli dhe më pas tek Zeniti, Roma, Paris St Germain dhe Juventusi e kanë ndihmuar të avancojë në karrierë dhe të jetë shumë i rëndësishëm edhe në kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’.

 Në kohët e fundit kryeqytetasit kanë hasur vështirësi pikërisht në repartin e mesfushës dhe rikthimi i Leandro Paredesit mund ta ndryshojë historinë në vijimësi. 

S’duhet harruar se presioni tek Boca Juniors është shumë i madh pasi pretendohet protagonizmi në kampionat ashtu edhe në Champions Leaguen e Amerikës së Jugut, të quajtur ndryshe Kupa Santander Libertadores.

 Ekspertët parashikojnë se zyrtarizimi mund të bëhet gjatë javës vijuese, i cili pas shumë vitesh suksesi do të rikthehet aty ku u bë i famshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy