Manchester United ofertë për Saul Niguez

Manchester United ofertë për Saul Niguez

Gjigandët e Manchester United  kanë bërë një hap shpresëdhënës  në orët e fundit .   ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ e kanë rikonfirmuar interesin për Saul Niguez kundrejt një oferte 50 milionë euroshe në adresë të Atletico Madridit .

Lajmi është bërë menjëherë i ditur nga  Daily Mail ku  thuhet se shuma e ofruar nga  20 herë kampionët e Premier Leagues do ti vinte shumë përshtat arkave të ‘’ Los Colchoneros ‘’  sidomos në këto kohë të vështira . 

Megjithatë skenari për kryeqytetasit mund të ndryshojë rrjedhë gjatë ditëve vijuese sepse drejtuesit e Atleticos po mendojnë edhe përfshirjen në operacionin Griezmann të cilin kampionët e Primera Division duan ta rikthejnë në gjirin e tyre .

Transferimi i Rodrigo De Paul e ka detyruar Diego Simeonen ti hapë rrugën 26 vjeçarit për ta kërkuar  fatin diku tjetër dhe fakti i të luajturit në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ mund të konsiderohet një zgjedhje perfekte  .  

Gjithsesi disa kohë më përpara për  mesfushorin spanjoll tregoi interes edhe Liverpooli , pistë e cila   shënon startin e një supersfide britanike në merkato. 

Me kalimin nga Rayo Vallecano në ekipin e drejtuar nga ‘’ El Cholo ‘’ Saul Niguezit i ka ndryshuar fati sepse ka mundur të shijojë shumë trofe të rëndësishëm por kur flitet  për Manchester United dhe Liverpool  çdo lojtar  bën analizën përkatëse  sepse  kemi të bëjmë me dy  ndër skuadrat më të famshme në planet .

 Saul Niguez  arriti ta finalizojë sezonin me  41 ndeshje dhe 2 gola dhe shumë shpejt pritet përgjigjja e tij në lidhje me interesin e ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe ‘’ The Redsave ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy