Barcelona vlerëson Xavi-n për stolin

Barcelona vlerëson Xavi-n për stolin

Me Ronald Koeman në fije të perit , presidenti  Joan Laporta ka filluar të analizojë emrat që mund ta nxjerrin nga balta  Barcelonën. Presidenti i katalanasve është kthyer mbrapa në kohë dhe ka vlerësuar një ndër legjendat e  ‘’ Los Cules ‘’ si Xavi Hernandez i cili vjen pas një periudhe të suksesshme tek Al- Saad .

Eksperienca  në ligën e Katarit i ka shërbyer për ta njohur më thellësisht profesionin e trainerit dhe sipas  Mundodeportivos është një ndër opsionet e preferuara të Joan Laportas jo vetëm për kontributin e dhënë në të kaluarën por  gjithashtu për sukseset e arritura  në pankinë .  

Një aspekt që e favorizon ish mesfushorin e mirënjohur janë  marrëdhëniet e shkëlqyera me krerët e Al – Saad të cilët janë shprehur të gatshëm të respektojnë çdo vendim të 41 vjeçarit.

Periudha e zgjedhjeve tek ‘’ Blaugranët ‘’  u konsiderua një moment historik  dhe shumë kandidatë e vlerësuan maksimalisht figurën e ish kampionit të Europës dhe botës me  Spanjën për të marrë në dorë fatet e kuq e bluve  . 

Për më tepër një rikthim i mundshëm i Xavi Hernandez në ‘’ Camp Nou ‘’ do të konsiderohej i veçantë për arsye se vijon të jetë një idhull i padiskutueshëm për tifozerinë e zjarrtë të ‘’ Blaugranëve ‘’ dhe një ndër komponentët kyç në sukseset e të kaluarës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy