Silvinjo: Nuk e kam menduar treshen Broja-Cikalleshi-Uzuni. Lojtarit duhet t’ia thuash të vërtetën në sy

Silvinjo: Nuk e kam menduar treshen Broja-Cikalleshi-Uzuni. Lojtarit duhet t’ia thuash të vërtetën në sy

Në një intervistë për emisionin “Skaner” në MCN TV, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u shpreh se situata e dy portjerëve, Berisha dhe Strakosha, është e njëjtë. Në lidhje me rikuperimin e Borjës, tekniku kuqezi tha se duhet momenti pas dëmtimit nuk është i lehtë, ndërsa theksoi se nuk e ka menduar kurrë treshen e sulmit me Brojën, Cikalleshin dhe Uzunin. “I kemi të dy portierët në nivel ndërkombëtar dhe kanë bërë rrugëtim të rëndësishëm. Berisha dhe Strakosha kanë bërë mirë, por kur nuk luajnë dhe nuk shkojnë në fushë atëherë është shumë e vështirë. Fusha është e rëndësishme për lojtarët. Të dy portierët nuk kishin minuta në portë, por pasi dëgjova edhe përgatitësin e portierëve, vendosa për Berishën, pasi më takonte mua të merrja vendimin final. Të dy portierët janë pothuajse në të njëjtat kushte. Duhet ta kuptojmë situatën e Brojës pas një dëmtimi të vështirë, të gjatë, pasi nuk është e lehtë as për jetën e cilido futbollisti. Por sigurisht duhet të flasim tani për këtë moment, më vonë me qetësi. Pasi ajo që vlen mbi gjithçka është shëndeti i lojtarit. Dëmtimi prej 9-10 muajsh është i gjatë. Pra janë etapa që do të kalohen dhe duhet të ecim përpara, pasi edhe vetë lojtari është i fortë, por e përsëris se gjëja më e rëndësishme është vetë futbollisti. Nuk e kam menduar treshen e sulmit Broja-Cikalleshi-Uzuni. Akoma jo. Kjo është hera e parë që e çoj nëpër mend, meqë më pyete ti.”, tha ai. Silvinjo theksoi ndër të tjera, se e përgatit skuadrën vetëm për të fituar dhe momentalisht ndeshja më e rëndësishme është ajo ndaj Çekisë në shtator. Në lidhje me kiminë e krijuar në skuadër, braziliani tha se është e rëndësishme që lojtarit t’ia thuash të vërtetën në sy. “Të vazhdojmë të bëjmë një punë serioze, një punë me shpirt e zemër, dhe që na dërgon në fushën e lojës. Rezultati po, por paraqitja gjithashtu. Më pëlqeu shumë paraqitja në mesfushë. Natyrisht rezultati është i rëndësishëm, pasi për atë punojmë. Ashtu si ndaj Ishujve Faroe, por edhe në shtëpi ndaj Moldavisë, sa herë që shkonim në mesfushë për të bërë presing, për të rrëmbyer topin, natyrisht që është gjë e bukur. Natyrisht që publiku kënaqet edhe me atë gjë. Ndeshja më e rëndësishme në këtë moment është ajo ndaj Republikës Çeke. E drejtë, ndeshja e radhës. Një ndeshje e vështirë, pasi ata janë të fortë, fizikisht të fortë, taktikisht mund të luajnë 3-4-3. Më duket se në ndeshjen e tyre në Ishujt Faroe u vendosën me 4-2-3-1 apo 4-3-3.Kanë lojtarë që dinë të shënojnë dhe vendosen mirë në fushë. Sipas meje, Çekia dhe Polonia ishin favoritët e grupit. Tani jemi në garë. Të shohim. Unë e përgatis skuadrën për të fituar. Sepse në të gjithë ndeshjet e ke një mundësi për të fituar. Më pas nuk e di se çfarë ndodh. Por skuadrën e përgatis për të fituar, sigurisht. Një futbollist do të dëgjojë të vërtetën nga një trajner. Ne duhet të bëjmë zgjedhjet dhe ndodh që dikush nuk luan, tjetri nuk është te ne, prandaj duhet folur hapur duke u parë në sy. Mua më duhet të shoh çdo ndeshje, t’i shoh lojtarët, duhet të punoj 10-12 orë në ditë, Jam i kënaqur për faktin se lojtarët ndihen të lumtur. Nuk është e lehtë, por përgjigja e lojtarëve sipas meje është e duhura, pasi ata janë shumë të zotë. Ne duhet të menaxhojmë çdo gjë. Është bukur. Para se njerëzit të vijnë, duket se kanë besim te loja dhe lojtarët. Kjo është gjë e bukur, prandaj duhet ta menaxhojmë gjithnjë hapin e radhës. Familja ishte e kënaqur, pasi edhe përpara ndeshjes e shihnin që ishte e vështirë dhe kërkonin që të fitoja. Më dha kënaqësi shumë të madhe t’i shihja këtu dhe pas ndeshjes ishim të gjithë bashkë me familjet e futbollistëve për një darkë dhe ishte bukur.”, përfundoi trajneri i Shqipërisë, Silvinjo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy