Trajneri Jose Mourinho, u largua nga drejtimi i Romës, pak javë më parë, por është gati për tu rikthyer në stol.
Sipas raportimeve të fundit, portugezi, mund të ulet në stolin e klubit të njohur, Benfica.
Për Mourinho-n, do të ishte një rikthim te kjo skuadër, pasi aty ka nisur karrierën e tij si trajner.
61-vjeçari ka në karrierë mjaft të pasur, ku ndër vite ka drejtuar skuadra si Benfica, Porto, Barcelona, Inter, Chelsea, United, Real Madrid, Tottenham dhe Roma.



