
Koha kalon shumë shpejt dhe si duket drejtuesit e Interit kanë arritur një tjetër sukses.
Pas fitimit të Superkupës së Italisë dhe Serisë A, zikaltërit me shumë gjasa do të vijojnë të kenë në përbërje Lautaro Martinezin.
Ideja e argjentinasit lidhet me qëndrimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’, lajm i bërë me dije nga ‘ Mundodeportivo ‘.
Sezoni aktual ka dëshmuar edhe njëherë cilësitë e kampionit të botës në metrat e fundit, i cili i ka ndihmuar italianët me 27 gola dhe 7 asiste në 44 sfida, përfshirë të gjitha kompeticionet.
24 prej tyre sigurisht në kampionat, 2 në Champions League dhe 1 tjetër në Superkupën e Italisë.
Identifikimi i ishi-t të Racing Avellaneda me Italinë është shumë i madh, i cili tashmë zotëron një biznes në Milano dhe gruaja e tij është pronare e një restoranti.
Duhet kujtuar se golashënuesi nga Bahia Blanca u transferua në verën e 2018-tës tek Interi për shifrën e 25 milionë eurove dhe tashmë klauzola e prishjes së kontratës me këtë skuadër i arrin 111 milionë eurot.
Do të jetë shumë e vështirë për ta larguar nga ekipi i Simone Inzaghi-t, trainer i cili e uli menjëherë nga froni i Scudettos Napolin.



