Balaj: Ftesën e Kombëtares nuk e kam primare, ka harmoni të shkëlqyer te Vllaznia

Balaj: Ftesën e Kombëtares nuk e kam primare, ka harmoni të shkëlqyer te Vllaznia

Bekim Balaj, ishte heroi i Vllaznisë, ndaj Kukësit, ku shënoi dy golat e sfidës. Pas ndeshjes, për MCN TV, sulmuesi deklaroi se skuadra shkodrane reflektoi pas paraqitjes zhgënjyese në Laç.

Balaj deklaroi se ftesën e Kombëtares nuk e ka primare, ndërsa shtoi se në ekip ka harmoni shumë të mirë.

Më vjen mirë për fitoren sot. Ishte një reflektim pas asaj ndeshje zhgënjyese në Laç. Morëm një fitore mëse të merituar sot.

Ka ndeshje kur edhe irritohemi, siç ndodhi në Laç. Unë mundohem që me atë që shpreh, të rris grintën si skuadër, atë që na mungoi në Laç. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë për tu shqetësuar në këtë mes.

Për Balajn nuk është primare ftesa nga Kombëtarja. Unë jam rikthyer në Shkodër me dëshirën time. Shpresoj të bëj më të mirën për Vllazninë.

Unë pa skuadrën s’mund të bëj asgjë. Unë do jem gjithmonë në shërbim të skuadrës. Për mua primare ka qenë rezultati. Sulmuesi nëse nuk shërbehet e ka të vështirë të shkojë te goli.

Trajnerit mbështetja nuk i ka munguar. Trajneri dhe lojtarët, gjithçka funksionon mësë miri. Nuk e kuptoj përse ka vend për diskutim. Ne shkodranët e hasim gjithmonë këtë. Ajo në Laç na ka bërë të reflektojmë. Harmonia në skuadër është e shkëlqyer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy