
Djali i trajnerit Thomas Brdaric, Tim Brdaric, te Vllaznia është mbyllur pas vetëm një sezoni. Mbrojtësi duke parë që nuk kishte shumë hapësira te kuqeblutë, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Gjermani.
21-vjeçari është zyrtarizuar te skuadra Rott Weiss Koblenz, e cila militon në Bundesliga 3 në Gjermani. Mbrojtësi ka firmosur për 2 vite, me shpresën se do të bindë me paraqitjet e tij dhe më pas të bëjë hapin e madh në karrierë.
Kujtojmë se Tim Brdaric u bashkua me Vllazninë në janar të këtij viti dhe qëndroi aty për 6 muaj, ku arriti të shënojë edhe 1 gol.



