Roma vëzhgon Raul Jimenez

Roma vëzhgon Raul Jimenez

Dëmtimi i sulmuesit Raul Jimenez i ka shkaktuar shumë probleme Wolverhamptonit këtë sezon por ky fakt nuk e ka ndalur vrullin e skuadrave interesante të Europës për të tentuar meksikanin .   Sipas  ‘’ OneFootball ‘’ është Roma ajo që i ka ndezur motorrët për ta blerë  . Traineri Jose Mourinho po bën një punë të palodhur në përzgjedhjen e elementëve efikasë që do ti rikthejnë kryeqytetasit në vendin e merituar .  ‘’ Verdhekuqtë ‘’ do të kenë shumë punë për të bërë sepse në derën e 30 vjeçarit ka trokitur edhe Manchester United që e vlerëson shumë kontributin e dhënë tek anglezët .   

Futja e Romës në valle  i ka dhënë  një tjetër ngjyrë kësaj historie sepse do të drejtohet nga një ndër trainerët më të famshëm të globit , fakt që jep për të kuptuar se me hapjen e merkatos do të startojë një rivalitet i ashpër . Duke iu referuar interesit të ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ sulmuesi i  kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ deklaroi  :

“  Gjatë  merkatos pata shumë oferta , sidomos nga Juventusi dhe Manchester United  por  për fat të keq nuk arritëm në një gjuhë të përbashkët  ‘’ , përfundoi Raul Jimenez .

 Aktualisht ishi i Amerikas , Benfikës dhe Atletikos  po kalon një fazë rikuperimi dhe ende  nuk është përcaktuar  se kur do ti rikthehet terreneve të gjelbërta  .

 Interesi i Romës dhe sidomos figura e Jose Mourinhos në stol pa dyshim që do të marrë vlerësimin e merituar nga Raul Jimenez sepse jo vetëm do të bëhej pjesë e Calcios por do të përfaqësonte një  ekip  që po përjeton një revolucion historik  që do ta ndihmojë  të shtojë rivalitetin në Serinë A pa lënë në harresë kompeticionet europiane .

Deri më tani Raul Jimenez është prezantuar në nivele të kënaqshme me ‘’ Ujqërit ‘’ me të cilët  është aktivizuar në 11 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy