E ardhmja e Cristiano Ronaldos në dyshim

E ardhmja e Cristiano Ronaldos në dyshim

Mbërritja e Massimiliano Allegrit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ është një shenjë e qartë se Juventusi po i afrohet pak e nga pak revolucionit të ëndërruar . Me  një figurë fituese siç është italiani,  ‘’ Zonja e Vjetër ‘’  e ka asin nën mëngë për sezonin vijues.  Eksperienca e mëparshme e 53 vjeçarit  i ka dhënë për të kuptuar se e ka fatin pikërisht në Torino për shkak të së kaluarës   .  Por ky sukses ka shkaktuar  një lloj skepticizmi në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos tek juventinët sepse marrëdhëniet e tyre  nuk ishin në lartësinë e duhur gjatë sezonit të parë të portugezit  në  Scudetto. 

Gjithsesi  fama e 36 vjeçarit asnjëherë nuk e ka lënë në baltë sepse në kohët e fundit Manchester United dhe Paris St Germain kanë treguar interes për Cristiano Ronaldon . Si ‘’ Djajtë e Kuq ‘’  dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ i ofrojnë shumë shanse për të triumfuar përsëri si në aspektin individual ashtu edhe në atë kolektiv  .  Por gjatë orëve të fundit është gjeneruar një situatë që  e ka përforcuar idenë e largimit të golashënuesit nga Italia sepse  sponosri i tyre ‘’ Jeep ‘’ kishte në faqen kryesore  figura  si Dybala , De Light , Chiesa dhe Chiellini duke anashkaluar sulmuesin nga Madeira i cili e kishte përfaqësuar  në 2019-tën dhe 2020-tën .

 Ky aspekt  është një sinjal  i fortë se   vazhdimi i Cristiano Ronaldos nën urdhërat e Massimiliano Allegrit  mbetet në mëdyshje dhe  favorizon Manchester United dhe Paris St Germain të cilët duhet të tregohen  shumë vigjilentë gjatë merkatos sepse  njëri prej tyre mund të firmosë me perlën e futbollit botëror   .

 Për  5 herë fituesin e Topit të Artë sezoni nuk ka rezultuar siç jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë sepse  Juventusi ka humbur terren në  Serinë A  ku ka dominuar prej 9 sezonesh rradhazi  dhe gjithashtu mori një goditje të pamenduar në Uefa Champions League në 1/8 e finaleve ku u eleminua nga  Porto . Që nga ai moment  hijet e dyshimit për të ardhmen e bishës së sulmit u zmadhuan sepse mbetet kompeticioni i preferuar por gjithsesi në anën individuale konsiderohet si  një ndër sulmuesit më në formë me  36 gola në 44 ndeshje gjatë sezonit .

 

 

           

 

     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy