
Të premten, startoi La Liga, ku në ndeshjen hapëse Osassuna triumfoi 2-1 ndaj Sevillas.
Ndeshja nisi menjëherë me gol për vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 9-të me Avila, ndërsa Sevilla barazoi shifrat vetëm dy minuta më vonë me Mir. Goli i fitores për Osassuna, u shënua nga Oroz në minutën e 74 me penallti.
Në Bundesliga, Borussia Dortmund mposhti me përmbysje Freiburg me rezultatin 1-3, me 3 golat e verdhezinjve që u shënuan në minutat e fundit.
Në Francë, Lille nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Nantes në transfertë.



