
Siç dihet në çdo merkato qoftë verore ose dimërore Manchester United synon të jetë një ndër protagonistët.
Klubi anglez mbetet një ndër më të pasurit e botës por fatkeqësisht në aspektin sportiv ka lënë për të dëshiruar në sezonet e fundit.
Drejtuesit i kanë besuar potencialit të Ruben Amorim, i cili në të shkuarën la gjurmë tek Sportingu Lisbonës.
Portugezi e ka vënë theksin tek përforcimi i sulmit dhe për këtë arsye ia ka vënë gishtin Christopher Nkunkut.
27 vjeçari zhvilloi sezonin e dytë në rradhët e Chelseat, i shoqëruar me 15 gola dhe 5 asiste në 46 sfida por krerët e kësaj skuadre do të tentojnë të përfitojnë sa më shumë me largimin e tij nga ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Ishi i Leipzigut momentalisht vlerësohet me 35 milionë stërlina, shifër aspak problematike për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’.
Negociatat sapo kanë nisur dhe pritet që në vijim të intensifikohen duke qenë se palët e përfshira synojnë arritjen e marrëveshjes.
Një pikë në favor për Christopher Nkunkun, gjithmonë nëse do të transferohet në ‘’ Old Trafford ‘’ është se i njeh shumë mirë 20 herë kampionët e Premier Leagues dhe mund të rezultojë determinant në 11-shen e Ruben Amorim.



