Pjesë e Realit prej 15 vitesh, Marcelo njofton largimin nga madrilenët

Pjesë e Realit prej 15 vitesh, Marcelo njofton largimin nga madrilenët

Marcelo ka vendosur të largohet nga Real Madrid, skuadër me të cilën luan prej 15 vitesh.

Vetë braziliani, pas fitimit të Ligës së Kampioneve ditën e djeshme me skuadrën spanjolle, deklaroi se kjo ishte ndeshja e fundit me fanellën madrilene.

Është një moment shumë i bukur. Kur je kapiten i parë, ëndërron të ngresh kupën dhe unë jam bërë i vetmi brazilian që ngre një Ligë të Kampionëve si kapiten i Real Madridit.

Emocioni është i fortë, ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin. Por, jam shumë i lumtur. Nuk është ditë trishtimi, po largohem me shumë gëzim, falënderues ndaj tifozëve dhe netët magjike që kam përjetuar në Bernabeu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy