
Kjo periudhë do të jetë shumë e rëndësishme për trainerin Erik Ten Hag i cili me entuziazmin e të qënit pjesë e Manchester United, po përgatitet për ti lideruar ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ drejt trofeve të munguar.
Hollandezi ka filluar të marrë vendime të menjëhershme për të qenë në lartësinë e duhur gjatë sezonit të ardhshëm dhe sipas ‘ Marcas ‘ një ndër të cilët ka shkaktuar një polemikë në kampin e anglezëve është dhënia e shiritit portierit David De Gea i cili e mbron portën e 20 herë kampionëve të Premier Leagues për më shumë se një dekadë .
Sigurisht ky vendim nuk prodhon gjë tjetër veçse një zhvlerësim për ishi-n e Leicesterit i cili është kritikuar në kohët e fundit nga tifozeria e zjarrtë e britanikëve por për të ka akoma shpresë sepse Barcelona ia ka zgjatur dorën .
Sezoni për tu harruar jo vetëm Harry Maguiren por ka vënë në dyshim qëndrimin e shumë lojtarëve të njohur në ‘’ Old Trafford ‘’ , si përshembull Cristiano Ronaldon sepse revolucioni konsiderohet i domosdoshëm pavarësisht se shtatlarti i mbrojtjes i kushtoi 87 milionë euro Manchester United , shifër të cilën asnjëherë nuk arriti ta justifikojë.
Gjatë gjithë kësaj kohe Harry Maguire është mbajtur në vëzhgim por duket se ky sezon ka konfirmuar largimin nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ sepse nuk konsiderohet një element i besueshëm, për një trainer i cili tejkaloi çdo pritshmëri me Ajax Amsterdamin duke arritur gjysëmfinalet e Champions Leagues në sezonin 2018-2019.
Të drejtosh anglezët është një punë akoma më voluminoze por avantazhi i 52 vjeçarit është se do të mbështetet fuqimisht në merkato , ura e vetme e shpëtimit për këtë Manchester që nuk e njeh suksesin prej kohësh.



