Chelsea po kalon një moment të vështirë, teksa numërojnë një seri rezultatesh negative, që i kanë zbritur në vendin e 10-të në renditje.
Në këtë situatë të vështirë ku skuadra londineze ndodhet, trajneri Graham Potter, rrezikon seriozisht shkarkimin.
Mediat angleze kanë filluar të flasin për trajnerin e ri. Një nga emrat e përmendur për të marrë drejtimin e Chelsea, është ish-trajneri i PSG, Mauricio Pochettino.
Ky i fundit është papunë dhe do e pranonte menjëherë të marrë drejtimin e skuadrës londineze, teksa e njeh mirë kampionatin anglez, pasi më herët ka drejtuar Tottenham.



