Gvozdenovic: Teuta ishte më mirë, gabova unë

Gvozdenovic: Teuta ishte më mirë, gabova unë

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas humbjes me Teutën.

Gvozdenovic mori përgjegjësitë për humbjen, ndërsa dha se kundërshtari ishtë më mirë në fushë.

Sot Teuta ishte skuadër më e mirë dhe e uroj për fitoren. E nisëm mirë ndeshjen, me raste nga Rashica dhe Nikaj. Me topin e gjatë nuk i fitojmë asgjë. Erdhi një gol nga goditja standarde, që nuk ishim të kujdesshëm. Goli i dytë, për mendimin tim nuk ishte penallti.

Në pjesën e dytë i provuam të gjitha. Ky ishte maksimumi për ne, nuk ishim mirë si ndaj Tiranës. Do mendojmë për ndeshjen e radhës, por nuk kemi pse qajmë, vjen ndeshja e radhës.

Psikologjikisht nuk ishim gati dhe ky është gabimi im. Pas fitores me Tiranën, duhet të ishim më mirë. Nuk ishim agresivë dhe në ajër nuk ishim mirë. Ky është gabimi i stafit dhe i imi si trajner.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy