Janë zhvilluar në orën 13:45 katër nga pesë takimet e javës së 7 të Superligës me Vllazninë e cila ndryshe nga çfarë pritej nuk e ka patur aspak të vështirë kundër Kastriotit. Skuadra shkodrane ia ka dalë me rezultatin 0-3, duke siguruar të paktën edhe për një javë javën e parë në kampionat.
Ndërkohë edhe Nevil Dede, trajneri i Tiranës, ka shijuar fitoren e parë në krye të bardhebluve pas 5 ndeshjesh. Kampionët në fuqi mposhtën 0-1 Laçin me golin e Idriz Bathës, ndërkohë që më herët Nuabueze humbi nje penallti për kurbinait.
Sakaq i papërmbajtshëm në këto javë po tregohet Kukësi që sot kundër Bylisit mori fitoren e katërt radhazi në kampionat. Verilindorët për 3 pikët mposhtën 0-3 Bylisin.
Surpriza ka ardhur nga Fieri, me Apoloninë që sot shijoi fitoren e parë në kampionat pasi ia doli 1-0 kundër Skënderbeut. Për korçarët situata rëndohet akoma më shumë, pasi këtë sezon duket se rrezikojnë seriozisht mbijetesën.



