
Borussia Dortmundi vijon të shquhet si një skuadër tek e cila performojnë shumë lojtarë cilësorë.
Ky fakt është një avantazh për gjermanët në lidhje me merkaton e verës, gjatë të cilës mund të përforcojnë arkat.
Sulmuesi Donyell Malen ka spikatur me ‘’ Verdhezinjtë ‘’, i cili po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Signal Iduna Park ‘’.
Liverpooli ka ndezur motorrët për hollandezin, për të cilin drejtuesit e ekipit nga Ruhr kanë pretendojnë rreth 40 milionë euro për largimin e tij.
Arritjet e ishi-t të Psv Eindhovenit evidentojnë se mund të shëndërrohet në një referent në ofensivën e ‘’ The Redsave ‘’ në vijimësi, i cili deri më tani e ka ndihmuar Borussia Dortmundin me 10 gola dhe 2 asiste në 28 sfida.
Vendimi i ngelet anglezëve, të cilët e kanë rimarrë veten në Premier League, kampionat ku kryesojnë me meritë dhe mund të rishkruajnë përsëri historinë në fundin e sezonit.



