Newcastle, vendos çmimin për Alexander Isak

Newcastle, vendos çmimin për Alexander Isak

  Prej disa sezonesh me rradhë Alexander Isak është pretenduar gjatë merkatove nga ekipet e elitës.

Suedezi është përmirësuar në çdo aspekt me kalimin e kohës, për të cilin po lufton edhe Paris St Germain.

‘’ Les Pariziens ‘’ synojnë në çdo sezon fitimin e titujve të rëndësishëm, kryesisht atë të Champions Leagues, të cilët nën drejtimin e Luis Enriques e kanë filluar ashtu siç duhet aktualin, si në Francë ashtu edhe në kompeticionin më prestigjoz europian për klube.

Në lidhje me ‘’ Las Urracas ‘’ duhet evidentuar se tashmë drejtuesit e kanë përcaktuar çmimin për golashënuesin duke patur parasysh se bëhet fjalë për një ekip shumë potent në aspektin ekonomik.

Pavarësisht kontratës me bardhezinjtë, e cila finalizon në 2028-tën, flitet se oferta e sheikut nga Katari do ti arrijë 100 milionë eurot dhe klubi më i pasur i botës momentalisht do të përfitonte në rastin e shitjes së Alexander Isak, i transferuar në të kaluarën në ‘’ St James Park ‘’ për shifrën e 70 milionë eurove, asokohe pjesë e Real Sociedadit.

Kapaciteti në metrat e fundit e ka shëndërruar në një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në Europë, determinant edhe tek ekipi nga San Sebastian, mjaft i vlerësuar nga i ashtuquajturi ‘’ El Lucho ‘’.

Nëse i referohemi lojës së fituesve në fuqi të Ligue 1, kalimi i Alexander Isak në ‘’ Parque de Prince ‘’ do të ishte një goditje shumë cilësore në merkato, karriera e të cilit mund të ndryshojë në çdo aspekt.

Nxënësi i Eddie Howe deri më tani numëron 5 sfida dhe 1 gol me Newcastlen por fakti se sezonin e shkuar shënoi 25 gola në 40 sfida e bën edhe më të preferuar nga kryeqytetasit, i pretenduar edhe nga Barcelona në të shkuarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy