Barcelona, ofensivë për Joaquin Panichellin

Barcelona, ofensivë për Joaquin Panichellin

Gjetja e një zëvëndësuesi ideal për Robert Lewandowskin është shëndërruar në një prioritet për drejtorin sportiv të Barcelonës Deco.

 ‘’ Los Cules ‘’ duhet me patjetër të gjejnë një referent për vijimësinë, hap i cili duhet analizuar me kujdes. 

Disa emra janë shqyrtuar deri më tani në lidhje me metrat e fundit dhe listës i është shtuar edhe ai i Joaquin Panichellit. 

Argjentinasi po tregon vlerat në rradhët e Strasbourgut, i cili ka shkëlqyer në Ligue 1, një ndër kampionatet më kompetitivë të kontinentit të vjetër. 

23 vjeçari është shumë i rrezikshëm përpara portës, efikas sidomos në dyluftime dhe mjaft kompetitiv në çdo sfidë. 

Megjithatë, edhe disa ekipe në Premier League dhe Serinë A kanë treguar interes për Joaquin Panichellin, fakt i cili tregon se ‘’ Blaugranët ‘’ s’do ta kenë aspak të lehtë arritjen e marrëveshjes. 

Kontrata me Strasbourgun i përfundon në qershorin e 2030-tës por interesi i Chelseat dhe Milanit përbën një rrezik për Barcelonën. 

Kapaciteti në hapësirat e ngushta dhe mënyra se si e interpreton lojën janë dy ndër cilësitë që spikasin tek nxënësi i Gary O’Neil, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë në çdo aspekt në pak muaj. 

Dihet se Barcelona është një ekip pretendent në çdo sezon për fitimin e titujve dhe një transferim në ‘’ Camp Nou ‘’ do të konsiderohej edhe një privilegj për ishi-n e Deportivo Alaves.

 17 gola dhe 4 asiste në 34 sfida sigurisht lënë për të kuptuar se bëhet fjalë për një komponent tejet cilësor i cili mund të rezultojë një ndër blerjet e katalanasve gjatë merkatos së verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy