
Pas shtatë sezoneve tek Arsenali Gabriel Martinelli i ka dhënë lamtumirën.
Braziliani ka vendosur ta vijojë karrierën në Arabinë Saudite, konkretisht tek Al-Hilal.
Marrëveshja është finalizuar për 70 milionë euro, një shifër e konsiderueshme.
Vlen të rikujtohet se 25 vjeçari u transferua tek ‘’ Topchinjtë ‘’ nga Ituano në 2019-tën dhe eksperienca e tij përmblidhet me 62 gola në 278 sfida, një kampionat të fituar, një Fa Cup dhe një Community Shield.
Mirëpo klubi arab ka arritur të tjerë objektivë gjatë merkatos së verës, duke filluar nga Ollie Watkins, Crysencio Summerville.
Për anglezin presidenti Nawaf bin Saad shpenzoi afro 58 milionë euro i cili do të jetë pjesë për tre sezone ndërsa ky i fundit do të qëndrojë për katër sezone.
Eshtë hera e parë në karrierë që Gabriell Martinelli aktivizohet në këtë ligë e cila ka fituar shumë bujë vitet e fundit, kryesisht për pagat e konsiderueshme.



