Interi zyrtarizon Lukakun

Interi zyrtarizon Lukakun

Drejtuesit e Interit kanë arritur një sukses në orët e fundit .

Më në fund Romelu Lukaku do të rikthehet në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’  në cilësinë e të huazuarit për një sezon .

Zikaltërit e kanë të qartë se për çfarë lojtari bëhet fjalë dhe Simone Inzaghi do të ketë një vlerë të shtuar në ofensivë . 

Chelsea dështoi me rikthimin e 29 vjeçarit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ i cili u shoqërua me shifrën bombastike të 115 milionë eurove por eksperienca e dytë e Romelu Lukakut në Londër nuk rezultoi ashtu siç parashikohej.

I ashtuquajturi ‘’ Bualli ‘’  nuk mund të priste edhe shumë gjatë dhe më në fund drejtuesit nga Milano ja plotësuan dëshirën , lojtar i cili sipas Fabrizio Romanos do ti nënshtrohet vizitave mjekësore e më pas do të vihet nën urdhërat e ishi-t të Lazios .

Qëllimi i drejtuesve është rikuperimi i terrenit të humbur dhe fitimi i Scudettos për t’iu kundërpërgjigjur sa më shpejt rivalëve të Milanit dhe ti ulin nga froni në sezonin vijues.

Ishi i West Bromwich Albion mbetet një kërcënim serioz për çdo mbrojtje kundërshtare sepse karakterizohet nga një fizik shumë potent i shoqëruar me nuhatjen për golat , të cilat e kanë shëndërruar në një ndër sulmuesit më të frikshëm të Europës.

Pavarësisht se Interi është një ekip tejet cilësor , sezoni vijues parashikohet si gjithmonë i vështirë për arsye të nivelit të ekipeve por me këtë transferim , Interi sigurisht do të jetë një ndër pretendentët kryesorë për fitimin e Scudettos pa mënjanuar performancën në Champions League , turne shumë i rëndësishëm për të ardhmen e çdo ekipi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy