
Përforcimi i prapavijës vijon të jetë një ndër objektivat e drejtuesve të Real Madridit referuar merkatos së verës.
Kjo periudhë do ti shërbejë ‘’ Los Merengues ‘’ për tu konsoliduar dhe tanimë traineri Xabi Alonso e ka bërë zgjedhjen e rradhës.
Tek Deportivo Alaves aktivizohet Youssef Enriquez, një lojtar i cili ka bërë hapë të sigurtë përpara.
Dyert e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ janë hapur për madrilenin, i cili me vetëm 20 vite mbi supe ka ditur të jetë në nivelin e Primera Division, një ndër më kompetitivet në Europë.
Por transferimi ose jo do të varet nga qëndrimi i Fran Garcias në kryeqytetin spanjoll dhe nëse s’do të jetë kështu mund të rezultojë nisja e një eksperience të re në karrierë për lojtarin i cili në fakt është rritur në akademinë e Real Madridit.
Duke qenë se është formuar tek ‘’ Galaktikët ‘’ natyrisht do të jetë edhe më e lehtë të adaptohet nëse marrëveshja ndërmjet palëve do të ketë sukses.
Ulje-ngritjet e shpeshta e kanë shqetësuar jo pak ish trainerin e Bayer Leverkusenit i cili po shijon edhe etapën në stol tek ish fituesit e Champions Leagues.
Florentino Perez është vënë në dispozicion të kërkesave të Xabi Alonsos, fitues i dy Europianëve dhe Botërorit në të shkuarën me ‘’ La Furia Rojan ‘’, triumfues edhe me ‘’ Aspirinat ‘’ me të cilët fitoi Bundesligën, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.



