
Tek Barcelona vijon të punohet intensivisht në lidhje me sezonin e ardhshëm.
Shumë emra kanë qarkulluar së fundmi në listën e katalanasve, të cilës sipas ‘ Mundodeportivos ‘ i është shtuar edhe Yankuba Minteh.
Kartoni i sulmuesit është në pronësi të Newcastles, i cili është ndjekur nga afër nga vëzhguesit e spanjollëve, gjatë Kupës së Afrikës.
19 vjeçari nga Gambia e filloi eksperiencën në Europë tek danezët e Odenses dhe paraqitjet e shkëlqyera menjëherë i bindën drejtuesit nga Roterdami për ta transferuar në Eredivisie.
Në sezonin aktual, Yankuba Minteh i ka ndihmuar hollandezët me 4 gola dhe 2 asiste në 19 sfida dhe interesi i ‘’ Los Cules ‘’ qartësisht evidenton se kemi të bëjmë me një lojtar shumë cilësor.
Barcelonës i mbetet shumë punë përpara, si në merkato ashtu edhe në lidhje me perforcmancat në çdo kompeticion pjesëmarrës por gjithsesi kjo periudhë është konsideruar gjithmonë shumë e rëndësishme për avancimin e mëtejshëm.



