
Rruga drejt rimëkëmbjes se Arsenalit sapo ka filluar dhe pak e nga pak po zbulohen preferencat e Mikel Artetat . Kësaj herë ‘’ Topchinjtë ‘’ kanë nisur luftën për sulmuesin e Sevillas Yousef En-Nesyri i cili aktualisht është një ndër më të spikaturit në skemat e Julen Lopeteguit dhe parashikohet se londinezët do ta kenë të vështirë për ta larguar nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.
Për transferimin e marokenit drejtuesit e anglezëve kanë menduar përfshirjen e Alexandre Lacazzette i cili sipas Mundodeportivos gjithmonë është preferuar nga drejtori sportiv Monchi .
Para disa ditësh për francezin shfaqi interes edhe Barcelona por katalanasit s’do ta kenë të lehtë sepse ‘’ Los Rojiblancos ‘’ mbeten një kockë e fortë në Spanjë dhe më gjerë dhe duke analizuar situatën e pakëndshme që po përjeton ishi i Lyonit në ‘’ Emirates ‘’ mund ta konsiderojë transferimin tek andaluzët.
Diferenca e vetme në këtë operacion është rroga lojtarëve në fjalë . Francezi përfiton 10 milionë euro në sezon , 5 herë më tepër se Yousef En – Nesyri dhe ky fakt mund të ndikojë negativisht për arritjen e një akordi , sulmues për të cilin lufton fort edhe Juventusi .
Mbetet për tu parë se çfarë do të na paraqesë e ardhmja por duhet shtuar se Arsenali është drejt rigjetjes së vetvetes pas një ndër sezoneve më të dështuar në historinë e tij i cili u shoqërua me renditjen në vendin e 8- të në Premier League duke humbur shansin e pjesëmarrjes në Europë .



