
Zlatan Ibrahimovic ka një mundësi të artë për ta mbyllur karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme pasi pavarësisht se po shkëlqen tek Milani do të zhvillojë fazën e playoffit me Suedinë e cila do të ketë një raund të vështirë sepse do ti duhet të përballet në gjysëmfinale me Republikën Çeke në mbrëmjen e sotme.
‘’ Ibrakadabra ‘’ është grumbulluar me nordikët me të cilët do të përjetojë një moment shumë të rëndësishëm me objektivin e kualifikimit për në Katar që do të ishte qershia mbi tortë për 40 vjeçarin .
Megjithatë kuqezinjtë e kanë zgjedhur këtë moment në sajë të performancës së mrekullueshme të Zlatan Ibrahimovicit i cili sipas ‘ TMW ‘ ëndërron të përfaqësojë nordikët në olimpin e futbollit dhe në rast kualifikimi do të kishte mundësi të përgatitej siç duhet për ta përballuar këtë kompeticion .
Ideja e ‘’ Ibrakadabras ‘’ është vijimi në të njëjtin nivel që e ka shoqëruar deri më tani dhe e ka shëndërruar në një sulmues të pandalshëm, prezenca e të cilit i ka dhënë shumë bënëfite ofensivës dhe ka shtuar lumturinë në ‘’ San Siro ‘’.
Karakteri i veçantë e ka ndihmuar shumë dhe sot Zlatan Ibrahimovich po shijon sakrificat e bëra në elitën e futbollit me klubet më në zë, nga të cilët do të kujtohet gjithmonë.
Rinovimi me ‘’ Djallin ‘’ do ti sigurojë legjendës suedeze 2 milionë euro në sezon , shumë larg përfitimit të mëparshëm që arrinte 6-7 milionë eurot.
Mbetet për tu parë se si do të performojnë të besuarit e Janne Andersson në këtë fazë shumë të rëndësishme që do të demostrojë punën e 4 viteve të 59 vjeçarit tek një kombëtare shumë simpaktike dhe jo e lehtë për tu mposhtur .



