Chiellini qëndron tek Juventus

Chiellini qëndron tek Juventus

Pas suksesit me Italinë në Europian , Giorgio Chiellini ka fituar pikët e nevojshme për të qëndruar edhe një sezon tjetër tek Juventusi .  

 Me 36 vjeçarin në prapavijë ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të ketë një siguri më shumë që do ti krijojë shansin Massimiliano Allegrit për ta shëndërruar në një mur të pakalueshëm për kundërshtarët .  Bardhezinjtë  do të mundohen të rikthehen në vendin që i takon dhe ta lënë sa më shpejt në harresë sezonin e hidhur nën drejtimin e  Andrea Pirlos i cili me formulat e praktikuara  shkelmoi shumë vite suksesi të Juventusit.

Megjithatë një skuadër me një mentalitet të tillë e gjen në çdo rast forcën për të bërë kthesën e ëndërruar  për shkak se komponentët nga të cilët përbëhet janë nga më të mirët në qarkullim dhe mund të rezultojë e frikshme për çdo kundërshtar .  Prezenca e Giorgio Chiellinit thekson një avantazh më vete për ecurinë pozitive të ish kampioneve të  Scudettos  sepse ndër vite e ka demostruar potencialin e tij i cili është shoqëruar me trofe të shumtë .

Rikuperimi i versionit më të mirë do të jetë një rrugë e gjatë për Juventusin  sepse mposhtja e Interit në Itali thekson një koefiçent të konsiderueshëm vështirësie për arsye të rritjes së cilësisë por e kaluara e suksesshme mbetet një fakt që frikëson çdo rival jo vetëm në kampionat por edhe në Champions League , turne të cilin e njeh shumë mirë pavarësisht se vitet e fundit ka dështuar në fazat më determinante të tij .

 Legjenda e torinezëve e ka finalizuar sezonin me një sukses të merituar dhe e ka shoqëruar me 25 ndeshje  në të cilat ka rezultuar determinant pavarësisht se  është drejt varjes së këpucëve në gozhdë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy